TIRANË- Fotoja e mëposhtme është e fundit e ish.zv-kryeministrit Arben Ahmetaj në Tiranë. E shkrepur në një nga restoratët më të njohur në Tiranë, ish-zv/kryeministri i vendit Arben Ahmetaj ishte në një tavolinë me Artan Gaçi, por edhe me një tjetër të paidentfikuar.Artan Gaçi, më parë ka qënë deputet i Partisë Socialiste, ndërkohë që njëherësh është bashkëshorti i Ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Artan Gaçi, cilësohet dhe si investitor strategjik, pasi përmes kompanisë “Dreamades Luxury Suites” në Himarë, "histori" që ka shkaktuar shumë reagime por edhe po i rrezikon mandatin bashkëshortes së tij, kryediplomate Xhaçka.
Arben Ahmetaj akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kunër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK për veprat penale: pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion pasiv; të lidhur me të ashtuquajturën afera e incineratorëve. Vetë Ahmetaj pretendon se nuk ka lidhje, por kërkon nga SPAK që të hetojë lidhur me sigurimin e fondeve, duke dhënë kështu detaje lidhur me ku duhet që të fokusohen hetimet. Aktualisht raportohet që të jetë jashtë territorit të Shqipëri, madje më
konkretisht avokatët e tij pretendojnë se është në Britaninë e Madhe.