top of page

Dea bën deklaratën e papritur: Po të ishin bërë bashkë Kristi dhe Armaldo, Luizi do ishte eliminuar


Mbrëmjen e djeshme Armaldo u eliminua nga "Big Brother VIP" pasi ishte në nominim me Kristin dhe Luizin. Gjatë një bisede të bërë me banorët pas spektaklit, Dea është shprehur me bindje se nëse Kristi dhe Armaldo do ishin bërë bashkë, Luizi do ishte tashmë jashtë shtëpisë.


“Ai u shqetësua sot se i thashë unë do të nxjerr unë. Më tha ti nuk ke këllqe të merresh me mua dhe unë i thashë që nuk më është dridhur qerpiku. E përjeton ai kërcënimin. Ishin dhe këta të dy që e orientoi Luizi situatën drejt jush.


Po të ishte bërë Maestro me Kristin drejt Luizit, të kishin bërë analizën e gjithë lojës që bën dhe gjithë pabesisë që bëri e kishe jashtë Luizin”, ka thënë ajo.


Nga ana tjetër Olta nuk ishte dakord me "teorinë" e Deas dhe tha se Luizi nuk del nga asnjë nominim. Ajo tha se këngëtari do të shkojë deri në finale sepse e meriton për shkak të lojës që ka bërë, megjithatë nuk do ta fitojë. 



bottom of page