Ditët e fundit e gjithë vëmendja është përqëndruar në kullën shumëkatëshe e quajtur “Mali i Tiranës” që do të ndërtohet në lulishten pas TOB, atje ku dikur ishte gropa e Hajdin Sejdisë.
Në debatin politik janë hedhur akuza lidhur me investitorët, ata që kanë dalë në skenë dhe ata që qëndrojnë në hije, lidhjet e tyre politike, kujt krahu i përkasin, kë mbështesin etj.
Ndërkohë që Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Lulzim Basha me PD-në zyrtare i është drejtuar SPAK-ut, ndërsa Sali Berisha i ka bërë thirrje Kreut të Qeverisë që të anulojë lejen.
E në mesin e debatit që vijon, politologu dhe studiuesi Afrim Krasniqi ka publikuar në rrjetet sociale, një dokument të firmosur që në 1992 nga kryeministri i asaj kohe, socialisti Vilson Ahmeti.
“Ja vendimi i marsit 1992 që i dha në përdorim lulishten pas Pallatit të Kulturë për ndërtim hoteli dhe qendër tregtare, pikërisht aty ku sot oligarkët konsensualë po ndërtojnë kullën më të lartë tregtare në Shqipëri. Për dijeni: në shtator 1992 KLSH imponoi prishjen e të gjitha kontratave me IH dhe ndjekje penale për një ish kryeministër, dy ish ministra dhe vetë “biznesmenin” spekulant, duke e konsideruar rastin si piramida & mashtrimi i parë politiko-financiar në Shqipëri.
Ironike & domethënëse: Pluralizmi nisi me debatin dhe lejen korruptive nga lart për kullë tregtare në atë lulishte, me PPP dhe investorë fiktivë strategjikë, projekt që përfundoi me një gropë të madhe, – pas 30 vitesh debati rikthehet po aty, në të njëjtën lulishte, me kullë, me urdhër nga lart, më investim korruptiv PPP dhe investorë fiktivë strategjikë!”, shkruan Krasniqi në rrjetet sociale, referuar dokumentit të mëposhtëm.
Postimi nga Afrim Krasniqi
Retrospektivë 1992. Vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të para pluraliste, koha kur për regjimin në ikje oferta e vetme e investimeve të huaja dhe zhvillimit në Shqipëri ishte fluska financiare “Iliria Holding”! Bisedimet nisën më 1989 dhe vijuan më 1990-1991, dhe për këtë ka së paku katër vendime qeverish që i japin në përdorim asete shtetërore, zona turistike, etj.
Modeli i parë i PPP-ve! Ja vendimi i marsit 1992 që i dha në përdorim lulishten pas Pallatit të Kulturë për ndërtim hoteli dhe qendër tregtare, pikërisht aty ku sot oligarkët konsensualë po ndërtojnë kullën më të lartë tregtare në Shqipëri. Për dijeni: në shtator 1992 KLSH imponoi prishjen e të gjitha kontratave me IH dhe ndjekje penale për një ish kryeministër, dy ish ministra dhe vetë “biznesmenin” spekulant, duke e konsideruar rastin si piramida & mashtrimi i parë politiko-financiar në Shqipëri.
Ironike & domethënëse: Pluralizmi nisi me debatin dhe lejen korruptive nga lart për kullë tregtare në atë lulishte, me PPP dhe investorë fiktivë strategjikë, projekt që përfundoi me një gropë të madhe, – pas 30 vitesh debati rikthehet po aty, në të njëjtën lulishte, me kullë, me urdhër nga lart, më investim korruptiv PPP dhe investorë fiktivë strategjikë!
Kështu nisi!