top of page

Del VIDEO/ Ja momenti kur Jamarbër Malltezi arrestohet në Rinas


Ky është momenti me VIDEO, kur vihet në pranga dhe shoqërohet nga Policia Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës në aeroportin e Rinasit.


Malltezi u arrestua në Rinas, teksa kishte dalë të priste bashkëshorten e tij Argita Malltezi që vinte nga Gjermania.

Tre oficerë të policisë pa uniformë, iu afruan Jamarbër Malltezit në zonën e jashtme të aeroportit, në pjesë e hyrjes kryesore, ku ndodhen dhe taksitë.

Në momentin e arrestimit Malltezit, siç duket edhe në video, shihet i veshur me një këmishë të bardhë dhe me një kapele.



Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim të produkteve të veprës penale, ose veprimtari kriminale për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.

bottom of page