Ky është momenti kur “Audi Q8” i Klevis Ruçajt, çan barrierën e mbikalimit të Saukut e fluturon në anën tjetër.
Mjeti tip Audi me targa “AB008 MJ” po udhëtonte me shpejtësi mbi limitet e lejuara në nga zona e Shkozës në drejtim të rreth rrotullimit TEG.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekura Erisilda Abedini 22 vjeçe dhe Sikela Përroj 23 vjeçe dhe vetë drejtuesi i mjetit Klevis Ruçaj 19-vjeç.
Nga ky aksident mbetën të plagosur dhe tre persona të tjerë të cilët po udhëtonin në automjetin mbi të cilin ra ‘Audi’. Gjatë momentin të aksidentit dyshohet se mjeti tip “Audi” ishte me shpejtësi rreth 200km/h.