top of page

Denoncimi/ Balliu: Një vote në Paskuqan u ble 200 euro

  • Writer: Infrared Infrared
    Infrared Infrared
  • May 24, 2023
  • 1 min read

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu tha në emisionin “Now” në Euronews Albania se gjatë fushatës zgjedhore qytetarëve ju janë ofruar para në këmbim të kartës së identitetit, në mënyrë që të mos shkonin të votonin.


Balliu tregoi një rast ku administratori në Paskuqan në këmbim të kartës së identitetit i kishte ofruar një qytetari shumën prej 200  eurosh.


“Denoncimi i blerjes së kartës së identitetit që të mos shkosh të votosh. Janë disa raste, unë po flas për raste që jam marrë personalisht. Administratori i bashkisë në Paskuqan i ofron qytetarit 200 euro për të mos shkuar të votojë.

Pasi i kishte kërkuar votën dhe ai nuk kishte pranuar  ky i ofroi qytetarit 200 euro dhe i tha të paktën mos voto. Kur qytetari e refuzoi, ky vazhdonte të ushtronte presion, më pas qytetari e denoncoi. Kjo është e rregjistruar”, tha Klevis Balliu.


Comments


bottom of page