Ka përfunduar aktekspertimi mjekoligjor ndaj Elia Zaharias, pas denoncimit që i bëri ish-bashkëshortit për dhunë.
Sipas këtij aktekspertimi, rezulton se aktorja ka shenja dhune në dorë dhe në krah.
Kujtojmë se edhe Princ Leka, edhe Elia Zaharia, kanë bërë denoncim të ndërsjelltë, duke akuzuar njëri-tjetrin për dhunë. Po ashtu edhe babai i aktores ka denoncuar në polici Princ Lekës, duke thënë se ky i fundit e ka dhunuar në banesë, ku ndodhej bashkë me mbesën e vogël.
Në rrjet është publikuar dhe një video nga përplasja e Zaharias me Princin. Në video shihet Elia Zaharia e përlotur dhe e revoltuar duke goditur dhe duke i kërkuar llogari Princ Lekës pse ka dhunuar babain e saj të moshuar.
Më tej ajo e akuzon Princin se ka amshtruar shqiptarët me diploma fallco pasi, siç shprehet ajo, “ka vetëm 4 klasë shkollë”.