Evazioni fiskal më i madh se te ndërtuesit që pastrojnë miliardat e krimit dhe korrupsionit; por mjafton të hetohet vetëm një fakt: Nëse “Big Market” ka shitur 60% të sasisë së mallrave; për sasinë e mbetur duhet të ketë akte asgjësimi të filmuara, me përfaqësues të AKU, Institutit të Shëndetit Publik, Tatimeve e Policisë së Shtetit...
Në 6 vitet e fundit, kompania “Big Market” është gjobitur 4 herë për shitje produktesh të skaduara e të mykura me etiketa të falsifikuara, për ushqime kancerogjene, pa etiketa e pa origjinë prodhimi, por ka dhe dhjetëra denoncime nga qytetarët e kallzime te anti-krimi.
Për deputetin Vullnet Sinaj është kërkuar heqja e mandatit, ngaqë nëpërmjet kompanisë “Big Market”, ka përfituar miliona lekë nga shteti, dhënë me tenderë prej institucioneve të qeverisë. U publikuan prova për mashtrim e evazion fiskal që bën deputeti i PS me kompaninë “Big Market”, duke nxjerrë 67 dyqane me humbje, nëpërmjet bilanceve false.
Por në një informacion nga Ministria e Financave, që ka në vartësi doganat, thuhet se deputeti Vullnet Sinaj, pronar i “Big Market”, bën dhe kontrabandë mallrash e fshehje të sasive që importon, duke vepruar me dy palë dokumente në doganë, i lejuar dhe nga vetë dogana.Sipas raporteve që ka Ministria e Financave, rezulton se kompania “Big Market”, gjatë 5 viteve të fundit, është lejuar nga Dogana Shqiptare, të deklarojë 40% të sasive të produkteve ushqimore e jo ushqimore që importon.
Pra, 40% të mallrave që fut dhe shet në Shqipëri, deputeti Vullnet Sinaj nuk i deklaron; pra mashtron e vjedh shtetin në taksën e zhdoganimit, por dhe detyrimet e tjera tatimore të tregut të brendshëm, duke kryer një lloj kontrabande zyrtare, të lejuar nga shefat e doganës, me urdhër të shefit të qeverisë që e lëvdoi në kongresin e PS-ës.
Nëse SPAK do hetojë në pikat doganore, të shteteve nga kanë hyrë mallrat e “Big Market” dhe dokumentet e dekarimeve në doganat shqiptare, do zbulojë krimin e evazionit fiskal miliona Euro, që ka kryer kjo kompani nëpërmjet dokumenteve e faturave false.
Mashtrimin fiskal doganor, deputeti Vullnet Sinaj e vazhdon dhe në tregun e brendshëm, duke deklaruar si mallra të shitura, vetëm 60% të sasisë që ka importuar; ndërsa evazioni me produktet ushqimore që merr nga kompanitë prodhuese brenda vendit është më i madh.
Mjafton të hetohet vetëm një fakt: Nëse “Big Market” ka shitur 60% të sasisë së mallrave; për sasinë e mbetur duhet të ketë akte asgjësimi të filmuara, me komision 4 palësh të AKU, Institutit të Shëndetit Publik, Tatimeve e Policisë së Shtetit.
SPAK të hetojë kompaninë “Big Market”, dhe do zbulojë një evazion më të madh se ndërtuesit që pastrojnë miliardat e krimit dhe korrupsionit