top of page

Detaje tronditëse, policia zbulon në telefonin e mjekut video pornografike me të miturën, i dërgonte në një grup me 3 persona


Detaje tronditëse dalin në dritë lidhur me rastin e arrestimit të mjekut Dervish Hasi, i cili u vu në pranga sot nga policia e Tiranës, nën akuzën e shfrytëzimit për prostitucion të një 16-vjeçareje, prej dy vitesh.


Burime bëjnë me dije se 42-vjeçari kryente marrëdhënie seksuale në grup dhe krijonte video me përmbajtje për të rritur.


Policia zbuloi në telefonat celular se të 4 personat kishin hapur një grup ‘chati’ në celular, ku shkëmbenin mesazhet dhe video.

42-vjeçari dyshohet se e ka manipuluar të miturën duke përdorur besimin, duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt.


Policia e arrestoi 42-vjeçarin kur e mitura shkoi në banesën e tij, aty ku ai i linte takim disa herë në javë.


Policia e arrestoi 42-vjeçarin kur e mitura shkoi në banesën e tij, aty ku ai i linte takim disa herë në javë.

bottom of page