top of page

Detajet/ 4-vjeçari po luante afër kanalit, por ra në liqen, si ndodhi tragjedia në Ksamil


Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Konispol, ku një 4-vjeçar është mbytur në liqenin e Mursisë.


I mituri ishte me babanë Thanas Smaçi dhe nënën Shefikat Kushe, afër kanalit ushqyes të liqenit të ku kanë bletët. Fëmija teksa po luante është larguar pa u vënë re nga prindërit, ndërsa kishte rënë në kanal.


Pasi prindërit kishin vënë re mungesën e tij, nisën kërkimet në liqen bashkë me banorë të zonës, ndërsa trupi i pajetë i vogëlushit u gjet rreth gjysmë ore më vonë. Sipas bluzave të bardha fëmija ka shkuar në spital pa shenja jete, e megjithatë iu bë EKG për të parë nëse i kishte ndalur zemra apo jo.



bottom of page