top of page

Dhuna barabare ndaj 2 kushërinjve Maja, “arrest me burg” për 3 anëtarë të grupit Rraja


Organi i akuzës ka lënë nën masën “arrest me burg” 3 anëtarë të grupit Rraja, konkretisht Ineidi Rrajën, Eni Kullajn dhe Andi Rrajën, të cilët u përfshinë në dhunën barbare ndaj 2 kushërinjve Jashar dhe Bilbil Maja disa ditë më parë.


Kujtim Përadaku, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja i cili akuzohet për moskallëzim krimi u la nën masën “detyrim paraqitje”.

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, ka mësuar se sipas pretendimeve të tyre, 2 prej personave të arrestuar, konkretisht Eni Kullaj dhe Kujtim Përdaku, kanë mohuar kategorikisht që të kenë ushtruar aktet e dhunës.


Ata kanë pranuar që të kenë qenë në lokal me anëtarët e grupit Rraja, por kanë mohuar që të kenë lidhje me ushtrimin e dhunës, pasi sipas tyre, ata nuk janë shfaqur duke ushtruar dhunë ndaj 2 kushërinjve Maja.


Ende nuk ka një informacion të saktë se çfarë kanë pretenduar Ineidi Rraja dhe Andi Rraja, familjarë të ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. Ky i fundit pas publikimit të pamjeve filmike dhe nisjen e hetimeve të personave të tij të afërt për dhunë barabare ndaj 2 kushërinjve Maja, ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit ditën e djeshme.

Sjellim në vëmendjen se në lidhje me ngjarjen e rëndë janë shpallur në kërkim Rexhep Rraja, Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Klajdi Rraja.

bottom of page