top of page

Dhuna dhe radha në kufi! Petraq Milo: Abazoviç më mori në telefon dhe më kërkoi falje

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka deklaruar sot i ka kërkuar falje personalist përmes një telefonate ish-ministrit dhe profesorit të njohur shqiptar Petraq Milo, i cili u dhunua nga policët malazezë në kufirin mes Shqipërisë e Malit të Zi.

Profesor Milo përmes një telefonate me gazetaren e Gazetës Express Beklie Koltraka ka pohuar se kryeministri i Malit të Zi i ka kërkuar falje këtë të premte, ndërsa ka zbardhur dhe telefonatën që ka pasur me të.

“Po është e vërtetë ka pasur një telefontë këtë të premteMë ka kërkuar falje dhe më ka thënë atë që ka thënë edhe sot në mbledhje qeverie që është përgënjeshtruar ajo që jam futur unë pa radhë, përkundrazi kam mbajtur radhë”, tha Milo.

bottom of page