top of page

Dhunohet administratori i 'Pamfleti', Gjergj Zefi: Çdo sulm më motivon më shumë në rrugën për…


TIRANË-Administratori i “Pamfletit”, Gjergj Zefi është dhunuar nga disa persona. 


Ngjarja është shënuar pasditen e 3 tetorit 2023, në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë dhe policia u informua për dhunën përmes një telefonate në sallën operative. Nga informacionet e para ai është sulmuar me sende të forta sapo ka dalë nga zyra.


Policia informon se Zefi është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore ndërsa një grup hetimor nën drejtimin e prokurorisë po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në një reagim në facebook Zefi thotë se ky sulm është vijim i presionit që i bëhet atij.


“Gjithkush që mendon se mund të më mposhtë në luftën time për të vërtetën: Gabon! Kurrë dhe për asnjë arsye nuk tërhiqem. Çdo sulm ndaj meje, më motivon më shumë në rrugën për të vërtetën në këtë vend. U përpoqët me presione dhe nuk ja arritët; u përpoqët me gjyqe, nuk ja arritët; u përpoqët të më denigroni dhe të më tërhiqni në prehrin e tallavasë, prapë nuk arritët; më sulmoni si cubat të fshehur pas makinave; nuk do ja arrini kurrë dhe për asnjë arsye.Nuk kam as frikë e as droje; cubat godasin pas shpine, trimat dalin përballë.Jam shumë më i fortë se ju mendoni”, shkruan Zefi në Facebook.


bottom of page