top of page

Dhunoi 3-vjeçaren në kopsht, lihet në burg edukatorja


Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për edukatoren, Majlinda Dehima, e cila dyshohet se dhunoi 3-vjeçaren në një kopsht në kryeqytet.


Ajo u arrestua më 9 nëntor, pra tre ditë më parë, pas urdhrit të Prokurorisë së Tiranës. Edukatorja ra në pranga pas publikimit të pamjeve filmike, ku shihet teksa keqtrajton një të mitur, e cila ka thyer edhe këmbën.

Ajo akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.


“Nuk e kam prekur me dorë. Jam shumë e prekur me atë që ka ndodhur, nuk e kam kuptuar situatën fillimisht, më vonë e konstatova dëmtimin. Kërkoj shumë ndjesë familjarëve, jam shumë e prekur, nuk do kisha dashur kurrë një situatë të tillë të kishte ndodhur”, u shpreh edukatorja Dehima.

Në fund, gjykatësja Migena Laska ka vendosur që ajo të vazhdojë të qëndrojë në qeli, deri në hetimin e plotë të ngjarjes nga prokuroria.



bottom of page