top of page

Dhunoi punëtorin, dënohet drejtori i uzinës në Burrel, shantazhon dëshmitarët


BURREL- Drejtori i uzinës së Ferrokromit në Burrel, e cila tashmë administrohet nga kompania turke “Yildirim”, Ervin Isaj është dënuar nga Gjykata e Matit pasi ka ushtruar dhunë ndaj punonjësit Hamit Metra. Metra e ka paditur drejtorin për dhunë në vitin 2022 dhe gjykata ka vendosur në favor të tij duke e dënuar drejtorin nën akuzën e “Dëmtime të tjera me dashje” parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal. Metra shprehet për News24 se çështja vazhdon në apel, ndërsa shton se ndaj drejtorit nuk është marrë asnjë masë disiplinore nga kompania.


Ndërkohë Drejtori Ervin Isaj shantazhon edhe punonjësit e tjerë të cilët dolën dëshmitar ndaj dhunës së ushtruar ndaj Metrës. Albert Patushi thotë për News24 se nga drejtori Isaj, po ushtrohet presion në forma të ndryshme ndaj 9 punonjësve të tjerë të cilët mbrojtën kolegun e tyre në gjykatë. Patushi kërkon që ndaj Isajt të merren masa nga kompania, dhe të reagojnë sindikatat ku aderojnë punëtorët e Uzinës së Ferrokromit. Nga ana tjetër punonjësit e Uzinës thonë se nuk do të ndalen deri sa të marrin të drejtat e tyre dhe drejtori të mbajë përgjegjësi për veprimet e kryera në kundërshtim me kodin e punës.

bottom of page