Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lushnjës, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë në familje.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi T. D., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së vëllait.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin T. D., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së vëllait. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.