top of page

Dhunuan me shkopinj 14-vjeçarin, lihen në burg dy adoleshentët

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë për dy adoleshentët që plagosën me thikë një 14-vjeçar, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 8 tetorit në qytetin e Korçës.

Gjykata ka vendosur masën “Arrest me burg”, përkatësisht për shtetasit me iniciale A.E., 17 vjeç dhe Dh.F., 15 vjeç.

Seanca u mbajt me dyer të mbyllura ndërsa zgjati rreth 1 orë e 30 min. Ndërkohë kujtojmë që një prej autorëve është shpallur në kërkim.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 12 të qytetit, ku 14 vjeçari u godit me dru në kokë dhe u transportua në Tiranë në gjendje të rëndë.

bottom of page