Pas publikimit të pamjeve të dhunës së ushtruar ndaj Petraq Milos, janë artestuar dy policët malazezë. Ngjarja ka ndodhur në 15 janar ku dy punonjësit e Policisë dhunuan Kryetarin e Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë, Milon.
Pamjet e dhunës u bënë virale në rrjetet sociale, ndërsa më herët edhe Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se videot në të cilat shihen disa policë malazez duke keqtrajtuar një shtetas të huaj në kufi me Shqipërinë, i ka parë që nga data 15 janar dhe që prej asaj date janë ndërmarrë masa për punonjësit e Policisë.
Familja e Petraq Milos u dhunua nga policët malazezë në doganën e Muriqanit, me pretekstin se nuk po mbante radhën e kalimit në doganë. Profesori i njohur njëkohësisht ish-këshilltari i presidentit Ilir Meta, u nxorr zvarrë bashkë me familjarët e tij dhe të pranishmit thanë se u dhunuan nga policia malazeze.