top of page

Dibër/ 15-vjeçari plagos me armë zjarri nënën


Një ngjarje e rëndë u shënua këtë pasdite në Dibër. Një 15-vjeçar ka plagosur nënën e tij aksidentalisht.


Policia informon se ka shoqëruar të miturin në komisariat.


Njoftimi i policisë:

Plagosi aksidentalisht me armë zjarri nënën e tij, Policia shoqëron në Komisariat të miturin, autori i dyshuar i ngjarjes.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov.


Rreth orës 17:00, në fshatin Selishtë, Dibër një shtetas i mitur 15-vjeç, dyshohet se aksidentalisht në banesë ka plagosur me armë zjarri, nënën e tij shtetasen Sh.L., rreth 46 vjeçe e cila po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në Komisariat të miturin.

Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

bottom of page