top of page

Digjet “Benz”-i në Elbasan, flakët përfshijnë edhe dy makina të tjera


Një makinë tip “Benz” është djegur në Elbasan, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe dy makina të tjera.


Elbasan/ Informacion paraprak


Më datë 24.02.3023, rreth orës 03:00, në lagjen “5 Maji”, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit D. T., banues në Elbasan, i cili ka qenë i parkuar në parkimin e pallatit.


Si pasojë e flakëve të zjarrit, janë dëmtuar lehte edhe 2 mjete të tjera, të parkuara aty pranë.

Grupit hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të zjarrit

bottom of page