Duket se Noizy nuk po gjen qetësi me problemet pasi pak ditë më parë, i është djegur Ferrari i tij me vlerë qindra mijra euro. Makina e kuqe e cila që prej kohës që ishte blerë, ekspozohej me krenari prej këngëtarit të njohur madje në fillim ai e ka quajtur dhe "Shakira" makinën luksoze. Policia tashmë ka prangosur autorin e kësaj zjarrëvënie të rëndë i cili është një i ri nga qyteti i Vlorës dhe është arrestuar pikërisht nga policia e qytetit bregdetar . Ai është kapur nga kamerat e sigurisë duke ecur i qetë pranë vëndit të ngjarjes dhe pas sigurimit të provave të nevojshme, i riu është dorëzuar dhe e ka pranuar autorësinë e zjarrit. Në dëshminë e tij, vlonjati ka deklaruar se është paguar 2000 euro nga një tjetër këngëtar me të cilin Noizy ka patur konflikt më parë i cili figuron të jetë jashtë Shqipërisë. Pas prangosjes së të riut vlonjat, është kërkuar të merret në pyetje dhe këngëtari i cili nuk ka ardhur ende në Shqipëri ku dhe rrezikon arrestimin . Një ditë më parë, Noizy është shfaqur i qeshur pranë kryeministrit në një foto të publikuar nga ky i fundit me mbishkrimin "Zhurmë , zhurmë" por nuk dihet nëse ishte kjo zhurma apo ka ndonjë zhurmë tjetër.
top of page
bottom of page