top of page

Digjet gjatë natës fadroma e Bashkisë Shkodër


Digjet në orët e para të mëngjesit fadroma e bashkisë në Shkodër, ndërsa nuk dihen autorët.


Bashkia Shkodër i bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese të zbardhin sa më parë këtë ngjarje.


“Një akt i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Persona të paidentifikuar kanë djegur mjetin fadromë të


Bashkisë Shkodër i cili po kryente prej ditësh ndërhyrje emergjente “Pastrim inertesh në rrugën e Dukagjinit, segmenti Kir – Mal i Shoshit”, vendi i quajtur Plavra.


Bashkia Shkodër i bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese të zbardhin sa më parë këtë ngjarje”- thuhet në njoftimin e bashkisë.


 
 
 
bottom of page