
Mesditën e sotme i është vendosur flaka një posteri të vendosur në hyrje të Rrëshenit në Rrugën e Kombit.
Në poster mbi fotot e Sali Berishës, Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Enkelejd Alibeajt dhe Belind Këlliçit ishte shkruar “Non grata. Nuk meritojnë asnjë shans”.
Këtij posteri të vendosur nga socialistët që e kanë bazuar fushatën mbi denigrimin e kundërshtarit i është vendosur flaka dhe është djegur pjesërisht.