top of page

Diplomat me kusht të mjekësisë, reagon Vasili: Çmenduria e radhës

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili e cilëson çmenduria e radhës paketën e masave për ndalimin e largimit të mjekëve të rinj nga vendi, siç janë diplomat me kusht të mjekësisë.

Vasili deklaron se është një çmenduri të vendosësh kushtëzime për të marrë diplomën sepse i vetmi detyrim, që ka një student për t’u diplomuar është që të përmbushë të gjithë detyrimet mësimore e të japë provimet dhe këtu mbyllet cikli i diplomimit.

Sipas tij, demotivimi e largimi i mjekëve vjen për shkak të korrupsionit galopant, varfërisë dhe pasigurisë, të cilat janë arsyet e largimit të mjekëve kanë vetëm një shkaktar, i cili është Edi Rama.

Ai bën thirrje të hiqet dorë nga ky turp i padëgjuar e sharlatanizëm shtetëror.

Postimi:

Diplomat me kusht të mjekësisë, dhunim primitiv Kushtetues dhe intelektual!

Kushtetuta shprehet shumë qartë:

NENI 57

1-Kushdo ka të drejtën për arsimim.

4-Arsimi i mesëm profesional dhe i lartë mund të kushtëzohet vetëm nga kritere aftësie.

Pra çdo qytetar në Republikën e Shqipërisë mund të studiojë mjekësi bazuar vetëm në kritere aftësie si dhe të paguaje ato detyrime financiare, që fakulteti ka vendosur.

Ndërsa sot Edi Rama dhe ca sejmenë të tij kane hedhur në treg çmendurinë e radhës.

Sipas Ramë shkollëpakut dhe ramkave të vegjël, që i mbajnë ison, mjekët duhet të punojnë me detyrim tre vjet ose të paguajnë mijëra euro se me demek ka shpenzuar shteti për ta.

Se pari: Është një çmenduri të vendosësh kushtëzime për të marrë diplomën sepse i vetmi detyrim, që ka një student për t’u diplomuar është që të përmbushë të gjithë detyrimet mësimore e të japë provimet dhe këtu mbyllet cikli i diplomimit.

Së dyti: Është çmenduri sepse Fakulteti i Mjekësisë si i gjithë sistemi universitar është një shërbim publik ku kontribuon e gjithë shoqëria përmes taksave si një detyrim shtetëror dhe kushtetues.

Së treti: Kushtetuta është shteruese kur përcakton se arsimi i lartë kushtëzohet vetëm nga kritere aftësie

Së katërti: Familjet shqiptare, që paguajnë taksa, që paguajnë me djersë e sakrifica të panumërta për mbajtjen e fëmijëve në universitet u dashka sipas Ramë shkollëpakut të paguajnë edhe mijëra euro të tjera nëse fëmijët e tyre duan të diplomohen.

Së pesti: Po si mund të ketë çmenduri më të madhe se fakti që këto detyrime për marrje diplome do t’i bëhen vetëm atyre, që studiojnë mjekësi ndërsa për degë të tjera të arsimit të larte kjo nuk ndodh.

Kjo çmenduri e Ramës është vetëm një mballomë mjerane për gjendjen se ku e ka çuar vendin dhe sistemin shëndetësor.

Demotivimi e largimi i mjekëve vjen për shkak të korrupsionit galopant, varfërisë dhe pasigurisë, të cilat janë arsyet e largimit të mjekëve kanë vetëm një shkaktar, i cili është Edi Rama.

Është shumë e thjeshtë zgjidhja: Edi Rama mos vidh më miliarda euro me koncesione, tendera e blerje votash, rriti rrogat e mjekëve në mënyrë dinjitoze dhe jo vetëm që mjeket nuk do të largohen më, por mjaft prej tyre do të kthehen serish në atdhe.

Ndaj hiqni dorë o të mjerë nga ky turp i padëgjuar, nga ky sharlatanizëm shtetëror dhe intelektual i një Kryeministri tallava si ky që i ka zënë derën Shqipërisë.

bottom of page