top of page

Disa persona i vënë zjarrin biznesit privat në Neviçisht, rrezikohen banesat dhe linja e tensionit


Një biznes privat është përfshirë nga flakët në afërsi të fshatit Neviçisht. Sipas informacioneve paraprake mësohet se persona të paidnetifikuar i kanë vënë zjarrin një sasie të madhe mbetjesh solare dhe bitumit.


Si pasojë e zjarrit janë rrezikuar disa biznese dhe banesa pranë vendin të ngjarjes si dhe linja e tensionit të mesëm që furnizon me energji elektrike disa fshatra.

Ndërhyrja në kohën e duhur e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.





bottom of page