top of page

“Do t’iu jap tollona për karburant”, mashtroi qytetarët dhe iu mori para, arrestohet 54 vjeçari


Një 54 vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi ishte shpallur në kërkim për mashtrim. Bëhet me dije se në pranga ka përfunduar shtetasi Gëzim Prenga, 54 vjeç, banues në Mirditë.

Ndaj 54 vjeçarit rezultojnë 4 masa aktive sigurie “arrest me burg”, pasi gjatë viteve 2021-2023 u merrte para në vlerat nga 30.000 – 120.000 lekë të reja shtetasve të ndryshëm, duke i mashtruar se do t’i pajiste me kupona për blerje karburanti.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tollonat”, për kapjen e një shtetasi të shumëkërkuar për mashtrim.

U mori para disa qytetarëve, duke i mashtruar se do t’i pajiste me kupona (tollona) për blerje karburanti për furnizim mjeti me çmime të favorshme dhe për ofrimin e shërbimeve të tjera, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 54-vjeçari.

54-vjeçari i ndaluar, me 4 masa sigurie “Arrest në burg”, për raste të ndryshme mashtrimi, si dhe me precedent kriminal të mëparshëm për një sërë veprash penale të tjera.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në kuadër të kontrolleve me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të akuzuar apo të dënuar për vepra të ndryshme penale, si dhe si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale me Policinë e Vorës dhe atë të Durrësit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Tollonat”, kanë lokalizuar në Vorë, kapur dhe vënë në pranga shtetasin:

P., 54 vjeç, banues në Mirditë.

Për shtetasin G. P. rezultojnë aktive 4 masa sigurie “Arrest në burg” të caktuara nga gjykatat e Lezhës, Krujës, Tiranës dhe Durrësit, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi dyshohet se gjatë periudhës kohore 2021-2023, u ka marrë para që variojnë në vlerat nga 30.000 – 120.000 lekë të rinj, shtetasve të ndryshëm, duke i mashtruar se do t’i pajiste me kupona (tollona) për blerje karburanti për furnizim mjeti me çmime të favorshme, si dhe për ofrimin e shërbimeve të tjera (karrotrec për lëvizjen e automjeteve etj.)


Në vijim të verifikimeve në kuadër të operacionit “Tollonat”, rezultoi se 54-vjeçari është shtetas me precedent të mëparshëm kriminal për vepra penale kundër personit, në fushën e qarkullimit rrugor, në atë të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit si dhe po për veprën penale të mashtrimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 
 
 

Comments


bottom of page