top of page

Dokumentet / Biznesmeni Arben Avduli vodhi paratë e Postës Shqiptare me Laert Durajn, u ankua se nuk i dha tenderin Fatos Tushe

  • Writer: Infrared Infrared
    Infrared Infrared
  • May 6, 2024
  • 1 min read

Biznesmeni Arben Avduli është pronar dhe administrator i kompanisë së ndërtimit Avduli shpk. Përmes kësaj kompanie ka marrë miliona euro tendera publikë.


Biznesmeni Arben Avduli është pronar dhe administrator i kompanisë së ndërtimit Avduli shpk. Përmes kësaj kompanie ka marrë miliona euro tendera publikë.


Si procedurë zgjidhet negocimi pa njoftim, që do të thotë me pazar në tavolinë, edhe pse vlera e tenderit është mbi kufirin e parashikuar nga ligji për këto lloji procedurash.

Oferta fituese është fiks sa fondi limit: 6 699 766,00 lekë.

Edhe pse i paracaktuar, kompania fituese duhet të plotësojë kriteret e vendosura nga autoriteti kontraktor.


Kontralli i Lartë i Shtetit, në një raport auditimi të veprimtarisë së Postës Shqiptare, ka konstatuar se kompania Avduli nuk i plotësonte kriteret e vendosura.

Jo vetëm kaq. Por, pasi ka fituar tenderin dhe ka lidhur kontratën, Arben Avduli ka vjedhur edhe paratë e tenderit, përmes situacioneve false për punime të pakryera, ndërsa mbikqyrja e punimeve është kryer në konflikt interesi.


Arben Avduli doli në përgjimet e SPAK, ku ankohej tek zyrtarët e Bashkisë së Lushnjës se e kishin skualifikuar pa të drejtë nga një tender, i cili çoi në burg ish kryetarin e Bashkisë Fatos Tushe.

Avduli futet në tendera me oferta të ulëta, duke mashtruar më pas me zbatimin e kontratave.




 
 
 

Komentar


bottom of page