Në Kryesinë e Kuvendit po zhvillohet një tryezë për drejtësinë me përfaqësuesit e institucioneve të pavarura.
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së saj u shpreh se Kuvendi nuk ka respektuar vendim e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, duke i grantuar ish-ministres mbrojtje politike.
“Respekti ndaj pavaresise se GJK, kuvendi nuk respekton vendimet e GJK, për mandatin e deputetes Olta Xhacka, duke garantuar mbrojtje politike. Kuvendi ka rrënuar besimin e publikut tek autoriteti i GJK“, tha Zhupa, e cila në fakt është në të njëjtat pozita antikushtetutshmërie si Olta Xhaçka.
Nëse bashkëshorti i Olta Xhaçkës u shpall investitor strategjik, duke përfituar lehtësira dhe favore publike, bashkëjetuesi i Ina Zhupës, Fabian Goçi ka marrë mbi 300 tendera publikë.
Fabian Goçi kontrollon një kartel kompanish, ku përpos vjedhjes përmes skemave mashtruese, ka përfituar miliona euro para publike me tendera.Me kompaninë e hidrokarbureve A&T, me nipt L32320008H, burri i Ina Zhupës, Fabian Goçi, vitet e fundit, ka marrë rreth 240 tendera publikë për furnizim me karburant me vlerë miliona euro.Fabian Goçi është pronar edhe i kompanisë tjetër të karburanteve 2A2F – L OIL, me nipt L41915013M. Edhe përmes kësaj kompanie, bashkëjetuesi i Ina Zhupës ka përfituar para publike.Me këtë kompani, gjatë viteve të fundit, ka përfituar rreth 60 tendera publikë me vlerë disa milionë euro.Burri i Ina Zhupës, Fabian Goçi, qëndron gjithashtu pas kullës që po ndërtohet pas Sahatit në Tiranë, ndërkohë që Ina Zhupa ka denoncuar dhe akuzuar Bashkinë e Tiranës për leje ndërtimi në qendër të Tiranës, duke qenë vetë përfituese.
Ligji për konfliktin e interesave dhe deklarimin e pasurisë vendos në barazpeshë bashkëshortin/en me bashkëjetuesin-esen sa i takon raportit me subjektin deklarues.
Ndërkaq, për të konfirmuar që Fabian Goçi është bashkëjetuesi i Ina Zhupës sjellin në vëmendje faktin që zonja Zhupa, në faqet e para të materialit shkencor, me të cilin mori gradën ‘Doktor’, i ka kushtuar disa paragrafë Fabian Goçit.
“Në fund është ai që është edhe në fillim, sepse ai plotëson gjithçka në jetën time, është ai që më mësoi ç’është dashuria dhe të dashurosh, është ai që më bën të lumtur, është ai që më ka qëndruar përkrah që ditën e parë të shkollës doktorale duke besuar verbërisht tek unë, është ai që di të më thotë fjalën e duhur në çdo moment, është ai pa këshillën e të cilët unë nuk bëj dot më asnjë hap në jetë, është ai që i ka dhënë kuptim jetës sime, është dashuria ime e parë, e vetme, e madhe, Fabian Goçi. Askush përveç Fabit nuk ka ditur çdo stres doktoral, çdo afat, çdo takim, çdo detyrim doktoral dhe përherë më ka thënë: shpirt ti do të shkëlqesh aty. Fjalët, mbështetja dhe dashuria e tij më kanë dhënë vrullin e nevojshëm për të ecur përpara dhe më kanë shtuar besimin se do t’ia dilja. E falënderoj me zemër, e falënderoj me gjithë dashurinë time që i përket vetëm atij, e falënderoj për gjithçka“.
Burri i Ina Zhupës, Fabian Goçi, qëndron gjithashtu pas kullës që po ndërtohet pas Sahatit në Tiranë, ndërkohë që Ina Zhupa ka denoncuar dhe akuzuar Bashkinë e Tiranës për leje ndërtimi në qendër të Tiranës, duke qenë vetë përfituese.
Ligji për konfliktin e interesave dhe deklarimin e pasurisë vendos në barazpeshë bashkëshortin/en me bashkëjetuesin-esen sa i takon raportit me subjektin deklarues.
Ndërkaq, për të konfirmuar që Fabian Goçi është bashkëjetuesi i Ina Zhupës sjellin në vëmendje faktin që zonja Zhupa, në faqet e para të materialit shkencor, me të cilin mori gradën ‘Doktor’, i ka kushtuar disa paragrafë Fabian Goçit.
Ina Zhupa nuk deklaron pasurinë e bashkëjetuesit në ILDKPKI
Ina Zhupa duhet të merret nën hetim pasi nuk ka delaruar pasurinë e bashkëshortit në deklaratat e pasurisë që ka dorëzuar si deputete në ILDKPKI.
Ligji për deklarimin e pasurisë parashikon detyrimin e subjektit deklarues për të deklaruar pasurinë e bashkëshortit apo bashkëjetuesit.
Fabian Goçi nuk figuron në deklarimin e pasurisë së Ina Zhupës. Në deklarimin e pasurisë Ina Zhupa e mohon bashkëshortin apo bashkëjetuesin, ndërsa në dokumente të tjera e quan dashurinë e saj të përjetshme.
5 milionë euro vjedhje
Fabian Goçi është skeduar për skema mashtrimi dhe evazion fiskal, ku vetëm në një rast Prokuroria konstatoi 5 milionë USD vjedhje duke shmangur taksat.
Bëhet fjalë skemën e evazionit fiskal me hidrokarburet bashkë me turkun e ALPET Ibrahim Aktoz, dosje mbyllur pjesërisht nga gjykata në mënyrë tejet të dyshimtë.
Karteli ikompanive
Katerli i kompanive mund të jenë arsyeja sepse Ina e ka fshirë burrin nga deklarata e saj e pasurisë, duke shkelur ligjin.
Që ta korigjojë gabimin mbase duhet një kallëzim në SPAK, pasi Ina si deputete është subjekt i SPAK-ut.
Balkan Petrolium Internacional dhe Balkans Petroleum Albania janë dy kompani nafte, ku Goçi është aksioner me 25 për qind. Por du kompanitë kanë pezulluar aktivitetin që nga viti 2014.
Një tjetër kompani është “Diga”, ku Fabian Goçi, rezulton të jetë aksioner me 15 për qind.
Një tjetër kompani ndërtimi ku Fabian Goçi, është aksioner me 30 përqind, është firma ndërtimore “BA-Konstruksion”, themeluar në muajin nëntor të vitit 2019 me tre aksionerë.
Burri i Ina Zhupës është pronar me 100 % edhe i kompanive të hidrokarbureve 2A2F-L OIL” dhe “A&T”, që dikur ka mbajtur emrin “A.K.F PETROLEUM OIL”.
Me këto dy kompani publike ka marrë rreth 300 tendera nga degët e qeverisë.
Dosja e evazionit fiskal
Pikërisht kompania A.K.F PETROLEUM OIL, e zotëruar nga bashkëshorti i Ina Zhupës, është përfshirë në skandalin e evazionit fiskal 5 milionë USD me firmën “Fullpet” që ishte në pronësi të Aurel Prenit, shokut të ngushtë i Fabian Goçit.
Gjatë një procesi hetimor të kryer nga prokuroria e Tiranës, Fabian Goçi në dëshminë e tij para prokurorëve të dhënë në vitin 2015, ka sqaruar se më datë 7 korrik 2014, kishte marrë nga shoqëria “Fullpet”, si ndihmë financiare, një shumë prej 88.158.170 lekë, nëpërmjet një kontrate huaje datë 5 korrik 2014, shumë të cilën e kishte kthyer, ndërsa dispononte për këtë dhe një deklaratë nga Aurel Preni, administrator i shoqërisë “Fullpet”, të cilin siç tregon Goçi, ai e kishte shok, ndërsa kishte punuar për pak kohë dhe tek kjo shoqëri, si faturist.
Në dosjen e prokurorisë së Tiranës thuhet se nga të dhënat e marra nga sistemi informatik tatimor ka rezultuar se 17 subjekte juridike të lidhur mes tyre, ku një grup personash shfaqet në pozicione të ndryshme, administrator, drejtor ekzekutiv, drejtor shitjes, ekonomist, faturist dhe shitjes karburanti, mes tyre dhe personi nën hetim Aurel Preni, sikundër dhe shtetasit Fiqiri Hoxha dhe Fabian Goçi, ku këta të fundit, si përfaqësues ligjor të shoqërisë “AKP Petroleum” apo si person fizik, mbas evidentimit dhe kërkimit të borxhit tatimor ndaj Shoqërisë “Fullpet”, kanë realizuar transaksione me Aurel Prenin, si përfaqësues ligjor të kësaj shoqërie, duke përfituar nga kjo shoqëri pasuri asete dhe para, ndërsa ajo rezulton të kishte fshehur të ardhurat që i nënshtrohen tatimeve, si dhe të mos kishte paguar në afat detyrimet tatimore me gjithë mundësinë e pagimit të tyre.
Një pjesë e këtyre persona, mes tyre dhe Fabian Goçin, u morën të pandehur nga prokuroria dhe dosja u dërgua në gjykatë me 6 të pandehur Androkli Kokthi, ish-drejtor i Tatimeve Tiranë, Ibrahim Aktoz, Ekrem Oztemel, Fabian Goci, Aurel Preni dhe Fiqiri Hoxha.
Prokuroria e Tiranës, kërkoi dënimin e Goçit, me 8 vite burgim për akuzën e “Fshehjes së të ardhurave”, por treshja gjykuese e kryesuar nga Fatos Qato, urdhëroi pushimin e akuzës për bashkëshortin e Ina Zhupës.
Fatos Qato u shkarkuar më pas nga Vetingu pasi nuk justifikonte pasurinë.
Në këtë çështje të vetmit që shpëtuan nga dënimi i drejtësisë ishin Androkli Kokthi dhe burri i Ina Zhupës, Fabian Goçi.
Sot Goçi merr tendera, ngre kulla dhe bën pazare në një zyrë luksi te “Sky Tower”, pranë zyrave të braktisura nga Arben Ahmetaj.
Ndërsa gruaja e tij Ina Zhupa ‘lufton’ korrupsionin në Parlament, me një mandat antikushtetues dhe duke fshehur pasurinë e personave të ludhur me të.