top of page

Dokumenti/ “Kurum”, kompania e zullumqarëve turq të lidhur me politikën në Shqipëri, kontrabandë skrapi dhe hekuri në Kosovë

Deri ditën e fundit të pushtetit “Berisha” në shtator 2013, mafiozët e “Kurum” të lidhur me serbo-boshnjakun Damir Fazlliç në këtë biznes, nuk e ndaluan kontrabandën e skrapit të armatimit luftarak nga Serbia, madje dhe nga Bosnja, Maqedonia e Mali i Zi, megjithëse i ishte ndaluar importi i skrapit luftarak nga Serbia e Rajoni...

Më 25 gusht 2024, “Pamfleti” publikoi e firmosur nga ish-kryeministri Sali Berisha, me të cilin lejoji kompaninë turke “Kurum”, të importonte 300 mijë ton mbetje metalesh të rrezikshme nga Serbia, për periudhën 1 janar- 1 dhjetor 2011, duke i kaluar transit nëpërmjet Malit të Zi.

Sipas raporteve të BE e Konventës së Bazelit, këto mbetje ishin jashtë listës së gjelbër dhe konsideroheshin mbetje toksike të ndaluara për riciklim, të cilat Serbia duhej t’i asgjësonte në territorin e saj, por Sali Berisha lejoji që “Kurum” t’i sillte e shkrinte në Elbasan.

Formalisht, me vendimin “Berisha” ndalohej importi mbetjeve metalike toksike e me rrezatim radiaoktiv, me përcaktimin kategorik për ndalim-importin e mbetjeve armatime luftarake.

Por qeveria “Berisha”, lejoi “Kurum”-in të sillte në Shqipëri kontrabandë, armatimet skrap të mbetuara nga lufta kundër Kosovës, të cilat i shkrinte në Elbasan, prodhonte hekur dhe e çonte kontrabandë në Kosovë për ri-ndërtimin e banesave që shkatërruan ato armë të Serbisë.Vendimi i Drejtorisë së Doganave të Kosovës, që po publikon “Pamfleti”, vërteton kontrabandën e hekurit, që kompania turke  “Kurum” ka bërë nga Shqipëria në Kosovë, nëpërmjet kompanisë kosovare “Euro Abi Sh.p.k” me qendër në Ferizaj.

Në datën 8 tetor 2012, Policia Doganore e Kosovës zbuloi trajlerët me hekur kontrabandë, që “Kurum” e kalonte lirshëm pa dokumente në pikën doganore shqiptare të Vermicës dhe me dokumente false te dogana e Kosovës.

Përveç mungesës së dokumenteve të kalimit në doganën shqiptare, u zbulua se kompania “Kurum” e kishte deklaruar prodhim hekuri me origjinë nga Turqia e jo nga Elbasani.

Sepse evitonte ndalimin e hekurit, të prodhuar me mbetje skrapi armatimesh që kishte marrë nga Serbia, ndërsa letrat false për sasinë faktike, i kishte bërë për mos pagim të taksës doganore.

Në ankimin e kompanisë “Euro Abi Shpk”, që transportonte në Kosovë hekurin e “Kurum”, thuhet se me atë praktikë dokumentesh doganore false, ajo e kishte çuar hekurin prej vitit 2002.

Pra, kompania “Kurum”, kishte 10 vite që fuste në Kosovë, hekur kontrabandë të prodhuar në Elbasan, por e deklaronte si prodhim turk për të shmanguar prodhimin me skrap amatimesh serbe të importuara me vendim të Sali Berishës, madje mashtronte dhe në sasinë e eksportit në doganë.

Por deri ditën e fundit të pushtetit “Berisha” në shtator 2013, mafiozët e “Kurum” të lidhur me serbo-boshnjakun Damir Fazlliç në këtë biznes, nuk e ndaluan kontrabandën e skrapit të armatimit luftarak nga Serbia, madje dhe nga Bosnja, Maqedonia e Mali i Zi, megjithëse i ishte ndaluar importi i skrapit luftarak nga Serbia e Rajoni.

Më 28 shtator 2013, kompania “Kurum” u kap në Portin e Durrësit, me anije luftarake jashtë përdorimit të blera në Malin e Zi për skrap; të cilat i kishte sjellë kontrabanandë në Durrës, por 6 anije u larguan, ndërsa anija Tabakosky” e rimorkiatori “Aleks 1” u sekuestruan, dhe u arrestuan 2 kontrabandistët e “Kurum”, Emiljano Gjepali  e  Eduard Kulla.

Prokuroria e Durrësit, procedoi penalisht e i dërgoi Fletë-Thirrje dhe presidentit të kompanisë “Kurum”, Zeki Kaya, por ai i shpërfilli prokurorët e Shtetit Shqiptar dhe çështja u la në harresë, ndërsa “Kurum” vazhdoi zullumet edhe gjatë 11 viteve pushtet të PS-ës, madje dhe me eksport mbetjesh toksike

bottom of page