top of page

Dokumenti/ Në prag të zgjedhjeve kryebashkiaku i Kavajës shpall tenderin e dyshimtë, 2 mln euro…


Bashkia e Kavajës ka çelur tenderin për rikonstruksionin e një kopshti e çerdheje në Golem. Ndërkohë fondi limit i vendosur është mbi 2 milionë euro. Bëhet fjalë për një rikonstruksion, ndërsa tenderi zhvillohet në kuadër të rindërtimit.


Ajo çfarë bie në sy është edhe vlera e fondit limit për rikonstruksionin. Pikërisht në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit, kryebashkiaku u Kavajës Redjan Krali, ka hapur këtë tender të dyshimtë.


Pas tërmetit të 2019, Bashkimi Evropian ndihmoi Shqipërinë me rindërtimin e disave shkollave.


Sipas raporteve te delegacionit te BE ne

Shqipëri kostoja për ndërtimin e një shkolle me standardet e BE shkonte 700 deri në 800 mijë euro.


Ndërkohë Bashkia e Kavajës, ndryshe nga Bashkimi Europian, për rikonstruksionin e një kopshti e çerdhe shpenzon plot 2 milionë euro.


bottom of page