Një tjetër dokument zyrtar prej 143 faqesh, që mban firmën e dy ekspertëve të mirënjohur dhe të licensuar Irma Sula dhe Manjola Fida, rrëzon edhe një herë spekulimet, gënjeshtrat dhe gjysmë të vërtetat për ndërtimin e incerenatorit të Fierit. Raporti i vlerësimit tekniko-ekonomik konfirmon se incerenatori i Fierit nga ana teknike është ndërtuar në perputhje të plotë me kontratën e firmosur mes shoqerisë koncensionare Integrated Technology Waste Treatement Fier (ITWTF) dhe Ministrisë së Mjedisit.
Këtu mund të lexoni dhe shkarkoni dokumetin e plotë.
Sipas këtij raporti vlera faktike e punimeve per icerenatorin e Fierit është 35.594.969 Euro, ndërsa vlera sipas kontratës është 32.831.441 Euro. Pra deri tani janë shpenzuar rreth 2.7 milionë euro për punime faktike më shumë sesa vlera e kontratës. Këto shifra hedhin poshtë çdo pretendim të prokurorisë dhe segmenteve politike për shpërdorim të fondeve publike të akorduara për ndërtimin e incerenatorit të Fierit.
Në lidhje me vlerën aktuale të impiantit, sipas ekspertëve, bëhet fjalë vetëm për punime civile dhe teknologji të incenerimit, të cilat vetëm këto kanë aktualisht deri me tani kanë kushtuar 2.7 milionë euro më shumë, ndërkohë nuk janë parashikuar shpenzimet e tjera kontraktuale që ka pasur koncensionari i Fierit siç janë hartimi i projektit (inxhinierik-elektrik-hidraulik), hartimi i raportit mjedisor, hartimi i studimit të fizibilitetit etj., shpenzime të cilat në kontratën koncensionare parashikohen të mbulohen nga vetë kompania.
Një ndër faktorët kryesorë për rritjen e kostove kanë qenë protestat e zhvilluara nga opozita pasi detyruan bashkine që të ndryshoje koordinatat e vendndodhjes se impianit, ku sipas inxhinierëve zona e re ku përfundimisht u ndërtua impianti ishte zonë kënetore dhe u nevojit shtimi i rreth 450 pilotave betoni për të përforcuar strukturën e impiantit.
Ndryshimi i vendndodhjes së ndërtimit të objektit nga sheshi i parë në sheshin e dytë është shoqëruar me problematiken e një bazamenti shumë të dobët sipas studimit gjeologjik. Për këtë arsye projektuesi “ICARIA srl” ka kryer ndryshimin e tipeve të themelit dhe ka konkluduar në zgjidhejn aktuale të strukturave për funksionalitetin e impiantit. Për të siguruar qëndrueshmërinë e objekteve është kaluar në themele të veçuara (projekti i parë), në themele të kombinuara (pllake apo trarë të shoqeruar me pilota)”, thuhet ne faqen 131 të raportit të vlersimit.
Nderkohë ky shpenzim edhe pse i realizuar nuk është njohur nga qeveria shqiptare pasi kontrata nuk parashikon pagesa shtesë. Ky qëndrim është mbajtur edhe nga administrator i caktuar nga shteti z. Faraudin Arapi në deklaratat publike dhe në relacionin dërguar Prokurorisë së Posaçme.