Pas kalimit të drejtimit të bashkisë nga Dritan Leli tek Ermal Dredha, vlonjatët kanë rënë nga shiu në breshër. Ermali vetëm abuzon dhe “feston” me buxhetin e taksapaguesve. Këtë e ilustron më së miri tenderit i fundit nga Bashkia Vlorë.
Dredha ka firmosur më datë 26 tetor 2023 tenderin me objekt “Blerje pajisje, kinema, Pallati i Kulturës”. Konkretisht 60 milionë lekë do të shpenzohen për mikrofona dhe karrige dhe kondicionerë.
Epo i rregulloi Dredha problemet me plehrat që mbysin lagjet, rragët e shkatërruara, ndriçimin dhe tani i duhen mikrofona. Sigurisht që për kulturën duhet investuar, por minimalisht duhej të tregohej korrektësi me paratë e taksapaguesve.Dredha, ashtu siç ka bërë në shumicën e prokurimeve, ka vepruar në kundërshtim me rregullat bazë të vendosura nga ligji “Për Prokurimet Publike”.Në dokumentet e tenderi shohim se dy firma, ASI-2A CO” shpk dhe “Bajro Bros” sh.p.k kanë shfaqur interes, por kjo e fundit është lodhur kot, sepse Dredha e kishte paracaktuar fituesin. Kryetari e ka përjashtuar nga gara “Bajro Bros” sh.p.k dhe paratë i xhiroi pa konkurrencë firmës “ASI-2A CO” shpk.