top of page

Drejtonte i dehur autobusin e Laprakës, arrestohet shoferi


Shoferi i autobusit të linjës së Laprakës është arrestuar në flagrance, pasi u kap nga policia në gjendje të dehur.

Gjatë kryerjes së testit me aparatin alkool-testues, 57 vjeçari G. T., banues në Tiranë, rezultoi se drejtonte autobusin në gjendje të dehur.


Sipas policisë, kontrollet janë shtuar në automjetet e transportit publik, për shkak të rëndësisë që paraqet ky sektor.


Njoftimi i Policisë


Tiranë/Policia Rrugore, kontrolle të përditshme ndaj drejtuesve të automjeteve të transportit publik. Drejtonte në gjendje të dehur, autobusin e linjës së Laprakës, arrestohet në flagrancë 57-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës vijojnë kontrollet me shërbime të shtuara në terren dhe me mjete inteligjente, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Kontrolle të përditshme, edhe ndaj drejtuesve të automjeteve të transportit publik, për shkak të rëndësisë që paraqet ky sektor.


Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi G. T., 57 vjeç, banues në Tiranë, sepse pas testimit me aparatin alkool-testues, rezultoi se drejtonte autobusin e linjës së Laprakës, në gjendje të dehur.

Comments


bottom of page