Gjykata e Shkodrës kërkon pezullim nga detyra të 4 punonjësve të Policisë së Pukës.
Ky vendim vjen pas hetimeve gati një vjeçare.
Ish-shefi i krimeve dhe tre punonjës policie janë pezulluar dhe një vit më parë për kultivimin e kanabisit në zonën e Pukës.
Për këtë rast ish-oficeri, Katriot Bicukaj u shpall në kërkim dhe Prokuroria ka kërkuar 17 vite heqje lirie.
Hetimet vijojnë për drogën e kultivuar në Qafë Helmi të NJ.A. Gjegjan.
Puka prej vitesh renditet ndër zonat me raste të shumta të kultivimit të lëndëve narkotike.
Edhe këtë vit mijëra rrënjë kanabis janë asgjësuar nga Policia.