
Prapaskena ka publikuar evidenca dhe fakte se si një bos i njohur droge dhe prostitucioni në Itali, i dënuar me 11 vite burg, kryeson listën e kompanive sa i takon tenderave me vlerën më të madhe në Ministrinë e Shëndetësisë dhe degët e saj.Bëhet fjalë për Lefter Lamajn, një personazh i dënuar me 11 vite burg për aktivitet kriminal në Itali, i cili qëndron pas kompanisë Dejvis shpk (me nipt K31420012M, me objekt në fushën e lavaderisë, kompani të cilën e ka kaluar në emrin në emrin e bashkëshortes së tij pa letra, Kristinka LekaKompania Devis shpk, me emër të ndryshuar në Abi’s, ka marrë 28 tendera me vlerë 26 milionë euro në shëndetësi, duke monopolizuar shërbimin e lavanderisë.Pas një pauze në tendera, në 22 gusht 2024, Lefter Lamaj ka ndryshuar emrin e kompanisë nga Devis shpk në Abi’s shpk., ndërsa në shtator 2024 ka marrë 4 tendera me vlerë rreth 10 milionë euro.Po kush janë zyrtarët që firmosin tendera për kompaninë e Lefter Lamajt?
Në 17 shtator 2024, kompania me emër të ndryshuar ka fituar tenderin e radhës me vlerë 2.2 milionë euro për kryerjen e shërbimit të lavanderisë për një periudhë 36 mujore në Spitalin Universitar te TraumësTenderi i dyshimtë është organizuar nga Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara, një agjenci e cila ka qenë shpesh objekt goditje nga SPAK për afera korruptive.
Operatori i Blerjeve të Përqendruara drejtohet nga Arlinda Pogaj, një ‘usallesh’ tenderash, e cila ka marrë përsipër të firmosë tendera për kompanitë te bosëve të drogës dhe prostitucionit, me riskun se një ditë mund të ketë fatin e Edlira Naqellari, ish drejtoreshë e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara, e cila u arrestua dhe dënua për tenderin korruptiv 28 milionë euro për uniformat e policisë.
Në 17 shtator 2024, Arlinda Pogajka firmosur një tjetër tender për kompaninë e bosit të prostitucionit Lefter Lamaj, me vlerë 3.1 milionë euro.
Oferta fituese e dyshuar si e paracaktuar sa fondi limit. Tenderi karakterizohet nga mungesa e konkurrencës.
Në 9 shtator 2024, Arlinda Pogajka firmosur një tjetër tender për kompaninë e bosit të prostitucionit Lefter Lamaj, me vlerë 1.8 milionë euro, me objekt; Shërbim i lavanderisë dhe hotelerisë për nevoja të Spitalit Rajonal Vlorë.
Si gjithnjë, oferta fituese e dyshuar si e paracaktuar sa fondi limit. Tenderi karakterizohet nga mungesa e konkurrencës.
Në 2 shtator 2024, po në të njëjtën formë, Arlinda Pogaj ka firmosur një tjetër tender për kompaninë e bosit të prostitucionit Lefter Lamaj, me vlerë 2.3 milionë euro, me objekt; Shërbim i lavanderisë dhe hotelerisë për nevoja të Spitalit Rajonal Elbasan.
Gjatë muaj shtator 2024, Arlinda Pogaj ka firmosur rreth 10 milionë euro tendera për kompaninë e trafikantit Lefter Lamaj.
Nga Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, Tiranë, kompania Devis shpk, me emër të ndryshuar në Abi’s shpk, ka marrë një tender me vlerë rreth 2 milionë euro, për shërbimin e lavanderisë, me flamur të kuq korrupsioni.
Tenderi është firmosur nga drejtoresha e Eliona Demaliaj.
Oferta fituese është gati sa fondi limit. Ka dyshime të forta se fituesi është paracaktuar, ndërsa paratë që mund të kurseheshin nga një garë reale, janë ndarë mes Lefter Lamajt dhe zyrtarëve që kanë kopsitur letrat.
Në të njëjtën formë të dyshuar korruptive, drejtoresha e Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, Tiranë, Eliona Demaliaj, ka firmosur një tjetër tender me vlerë 1.6 milionë euro për kompaninë e kapos së prostitucionit në Lefter Lamaj. Dy zonjat kanë firmosur 6 tendera me vlerë 13 milionë euro për kompaninë e Lefter Lamajt nga 23 milionë euro tendera që ka marrë në total bosi i krimit të organizuar në Itali.
Ligji ndalon rreptësisht që të skeduarit dhe të dënuarit si bosë droge dhe krimi të marrin pjesë në tendera, ankande publike dhe në çdo proces për të përfituar para apo pasuri publike. Por, Lefter Lamaj ka bërë disa lëvizje, për t’i shpëtuar konfliktit të drejtëpërdrejtë me ligjin dhe për të kamufluar pastrimin e parave të pista.
Lamaj kaloi kompaninë ‘Devis’ shpk në emër të gruas së tij (jo me letra) Kristinka Leka, duke i shitur aksionet për gjoja 80 milionë lekë.
Pas aktivitetit kriminal si një nga shefat e drogës dhe prostitucionit në Itali, Lefter Lamaj, në vitin 2004, themeloi kompaninë ‘Devis’, me objekt shërbim lavanderie dhe pastrim kimik. Pas identifikimit si bos droge në Itali, Lamaj, në janar të vitit 2008, ia kaloi kompaninë gruas së tij, Kristina Leka. Sipas kontratës, Leka do ia jepte 80 milonë lekë Lamajt jashtë zyrës noteriale.
Po ku i gjeti 80 milonë lekë Kristinka Leka për t’i blerë burrit të saj gjoja kompaninë Devis shpk?!
Që këtu duhet të nisë hetimet SPAK, duke zbatuar ligjin anti-mafia.
Në vitin 2017, Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë arrestuan Lefterin me qëllim për ta ekstraduar në Itali, pasi ishte dënuar me 11 vite burg për trafik droge dhe prostitucion.Sipas mediave italiane, “Lefter Lamaj, është shefi i padiskutueshëm i grupit të prostitucionit në Piacenza midis viteve 1990 dhe fillim të viteve 2000″.
Gjatë këtyre viteve është shënuar edhe një “luftë” e fortë midis bandave në këtë vend, të cilat kanë kryer shumë krime të rënda gjatë kohës që kontrollonin aktivitetin kriminal të prostitucionit në Piacenza, një ndër krimet që kujtojnë mediat italiane, dhe që ka lënë gjurmë në memorie, është vrasja e amerikano jugores, Betty Ponce Ramirez, njëzetvjeçares që sipas mediave italiane kishte lidhje me Lefter Lamajn.
Edhe pas arrestimit, Lamaj vijonte të merrte tendera në shëndetësi nga Ilir Beqja dhe më pas Ogeta Manastirliu, përmes kompanisë ‘Devis’, kamufluar në emrin e gruas.
Pas arrestimit, Lefter Lamaj nuk u ekstradua, por iu konvertua dënimi. Ai u dënua në Shqipëri me 5 vite burg nga 11 që ishte dënuar në Itali dhe shumë shpejt la qelinë. Sot Lefter Lamaj ka përzier paratë e krimit me paratë e tenderave që ka marrë dhe po merr nga ministrat dhe drejtorët e Edi Ramës.
Ai përdor si maskë Kristinka Lekën për pastrimin e parave të drogës dhe prostitucionit me tendera, por kjo manovër nuk e ndalon SPAK që të godasë lidhjet kriminale mes Lamajt dhe kupolës së shëndetësisë, pasi ligji parashikon të gjitha format e kamuflimit të pastrimit të parave, përfshirë edhe përdorimin e bashkëjetueseve, të afërmve, të besuarve etj.