top of page

Dy hajdutët shqiptarë arrestohen në portin holandez, qeni i policisë kap 40-vjeçarin e shpallur…


Autoritetet holandeze në portin e Nieuwdorp kanë arrestuar dy shqiptarë që dyshohet se kishin hyrë në zonë për të vjedhur përmes një vrime të hapur në gardhin rrethues.


Pak pas mesnate autoritetet e policisë janë njoftuar se dy hajdutë janë pikasur në zonën e portit, gjë që ka bërë që zona të rrethohet me efektivë dhe qenë policie.


Në port është arrestuar i pari një 46-vjeçar, ndërsa më pas një nga qentë e trajnuar ka gjetur një tjetër shqiptar 40-vjeçar.


Të dy shqiptarët janë arrestuar dhe janë dërguar në rajon, ku u zbulua se 40-vjeçari rezultonte se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe se i ishte ndaluar hyrja në Evropë.




bottom of page