Kryebashkiaku demokrat, Bardh Spahia, po i shpeshton para zgjedhjeve tenderët me shkelje. Tashmë Spahia e ka kthyer në punë të përditshme firmosjen e kontratave në përfundim të prokurimeve pa garë. Vetëm këtë javë, kryebashkiaku ka “fituar” dy “flamuj të kuq”. Tenderi i parë ka si objekt “asfaltimin e rrugës së “Mëndafshit”.
Kjo rrugë ka nevojë për riforcim asfalti, pra që në këtë rast bashkia do t’i hedh vetëm një shtresëasfalt. Dhe për kanë punë, e cila mund të përfundoj në dy javë, Spahia ka vënë në dispozicion fondin prej 48 milionë lekësh. Për këtë tender kanë paraqitur ofertat e tyre 6 firma. Të gjitha janë skualifikuar që në fazën e vlerësimit të ofertave me justifikimin se nuk kanë paraqitur dokumente për eksperienca të tjera të ngjashme.
Në fakt, në dokumentet standarde të tenderit specifikohet se kësaj rruge do t’i hidhet një shtresë asfalti.
Megjithatë, Spahia ka vendosur kritere burokratike, duke bërë që në garë të mbetet vetëm firma “NDERTUESI 2000” sh.p.k, e cila ka paraqitur ofertën me vlerë 38 milionë lekë. Ndërkohë firmat e tjera kanë dhënë oferta, edhe më të lira. Çka në tregon edhe njëherë se kjo rrugë mund të riparohej me më pak shpenzime.
Ndërkohë, në të njëjtën ditë, me 24 mars 2023, Spahia ka firmosur një tjetër tender. Kryebashkiaku ka nxjerrë nga arka e bashkisë edhe 62 milionë lekë të tjera për tenderin me objekt “Sistemim – Asfaltim i rrugës Oblikë – Pallate, Faza II”. Këtë herë kryebashkiaku ka shtuar edhe 20 milionë lekë të tjera, sepse do të lyejë fasadat e pallateve që mund të jenë dëmtuar nga tërmeti. Kanë kaluar 3 vjet dhe Bashkia Shkodër u kujtua tani, që i duhet fasadë për zgjedhjet.