top of page

Dyshohet se ka varreza ilire, kërkuesit e thesareve gërmojnë në pronën private


Persona të paidentifikuar kanë gërmuar në një tokë private në fshatin Maqitevë të Suharekës.


Ka qenë një grua 40-vjeçare ajo e cila ka thirrur policinë, duke deklaruar se kjo është hera e dytë që në oborrin e banesës së saj janë hapur gropa të mëdha dhe të thella.

Sipas dëshmisë së saj dhënë për hetuesit, arsyeja pse po ndodh mund të jetë se në këtë tokë dyshohet të ketë varre të vjetra të periudhës ilire.


Pas denoncimit, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes se ka kryer hetimet e nevojshme për mbledhjen e provave që mund të çojnë në zbulimin e autorëve, raporon “Sinjali”.


Ashtu si në Shqipëri, edhe në Kosovë, zonat

arkeologjike kanë rënë pre e kërkuesve ilegalë të thesarëve, të cilët lënë pas një dëm të konsiderueshëm duke gërmuar pa kriter shpesh dhe me mjete të rënda apo lëndë plasëse.
















bottom of page