top of page

Dyshohet se pasi u largua me motor vrasësi ka përdorur këtë makinë për të humbur gjurmët.

Në këto pamje, të fiksuara nga kamerat e sigurisë, duket një makinë "Land Rover deefender" me targa zvicerane e cila është filmuar në fshatin Kukel në Shkodër, e cila dyshohet se ndihmoi të arratisej nga vendi i ngjarjes vrasësin e Ardian Nikulajt. E gjithë policia e Shkodrës është vënë më lëvizje për të siguruar prova të vlefshme me qëllim gjetjen e kësaj makine. E gjithë policia e Shkodrës është vënë më lëvizje për të siguruar prova të vlefshme me qëllim gjetjen e kësaj makine. Po ashtu po verifikohet nëse para ngjarjes është fiksuar në zonën e Shëngjinit. Biznesmeni Ardian Nikulaj u vra në Shëngjin më 19 prill 2023 në lokalin e tij.


Pas vrasjes duket se autori është larguar në drejtim të fshatit Kukel ku e kanë kapur disa kamera sigurie. Pikërisht në këtë fshat, në rrugën dytësore Kukel-Bushat në Bashkinë e Vaut të Dejës është parë edhe kjo makinë Land Rover Defender, në të cilën dyshohet se autori ka hipur së bashku me motorin dhe u largua në drejtim të Velipojës. Gjithçka mendohet se ka ndodhur rreth 50 minuta pas ngjarjes në një rrugë pa kamera sigurie, pasi autorët duket se janë treguar të kujdesshëm. Infrared.al raportoi që në minutat e para pas vrasjes se autori ishte ndihmuar nga një makinë për të humbur gjurmët. Policia e Shkodrës është vënë në lëvizje për të siguruar prova të vlefshme me qëllim gjetjen e kësaj makine. Po ashtu po verifikohet nëse edhe para ngjarjes është fiksuar në zonën e Shëngjinit ky mjet në qarkullim.

Deri tani policia duket se nuk ka ndonjë gjurmë të qartë për t’iu afruar vrasësit të Shëngjinit, por Report Tv mëson se në Shkodër u shoqëruan dhe u pyetën disa persona të njohur në opinion si të fortët e zonës. Ka një dëshmi të banakierit për dialektin e paqartë të vrasësit dhe akoma nuk ka ndonjë provë, është apo nuk është autori nga veriu. Sikurse nga e vetmja kamera sigurie, në rrugën e vjetër Lezhë – Shkodër, pranë pistës së Gjadrit, tregohen imazhet motorit dhe drejtuesit të tij, i cili besohet se është i njëjti person, me atë që qëlloi Ardian Nikulajn brenda në lokalin e tij.

bottom of page