Vrasja e Kleant Musabelliut ish-punonjësit të Shërbimit të Kontrollit të Burgjeve duhej të kryhej, dhe për këtë ishte vendosur një afat.
Deri në 1 shtator 2020, vrasja duhej të ishte realizuar, dhe se ajo do behej qoftë dhe për opinion dhe reputacion.
Paralelisht me përgatitjen e vrasjes së Gjin Boriçit, në ditët e para të Gushtit 2020, grupi përgatitej për vrasjen e Kleant Musabelliut në Tiranë.
Vrasjen e kërkonte Pëllumb Gjoka, ndërsa atë do e kryente Ervis Martinaj dhe Behar Bajri.
Behari i shkruan, që fleje mendjen se nuk ma han fjalën se me fitim ka dal ky dhe nuk është se është duke bërë gjë gratis. Pëllumbi i shkruan që, shikoje vetë vetëm mos na fut në borxh tek ai.
Behari i shkruan që, nuk është punë borxhi, kët e kryn dhe atë herë ja kryj unë atë, ashtu e kena lënë sepse bëra muhabet edhe kur ika me taku Benin dhe më tha që do të ndihmoj, se duhet ma e kryj atë kurv në Tiranë. Tash po presim mu kry. Se më ka kap inati dhe mua për të, për opinion duhet me ik ai.
Pëllumbi i shkruan që, po po ai duhet me ik.
Më datë 13 gusht 2020 ora 01:15 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pellumb Gjoka.
Behari i shkruan që, ...para datës 1 është e kryme puna jote, Pellumbi i përgjigjet, ok vëlla.
Në orën 15:24 Klodor Haka duke përdorur C5FFC8 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pellumb Gjoka dhe Klodori i shprehet që, krejt mirë është situata, çështje ditësh, plus, minus me orë të numëruara është.
Në orën 20:59 Klodor Haka duke përdorur C5FFC8 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka. Klodori i kërkon Pellumbit që, ti dërgoj fotot që i ka pas dhënë këtu në "Sky". Është mirë puna vetëm më duhej noj foto se i kam pas heq atë ditë në Shkodër. I dua për "Kapedanin" se donte me i pa, se unë i kam pas fshi.Kan has njerëzit pa merak.
Kishte qef "Kapedani" me i pa, po unë i kam pas fshi, që tek puna e Shkodrës, prandaj ti lypa ty. Është çdo gjë në rregull kan has dhe njerëzit në të, nuk ngatërrohet ky se është i vecantë me njerëzit e normal. Eshtë çdo gjë e detajuar, informacioni 10, çdo lëvizje, çdo rrugë, oraret të gjitha. E shikoj me orë të numëruara, shpejt do ham darkën.
Në orën 21:27 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pellumb Gjoka. Behari i shkruan që, deri ditën e diel mos hajde në Tiranë sepse do kryhet, të hënën mundesh me ardh.
Pëllumbi i përgjigjet që, këtu kam nejt në kamera.