ITALI- Një operacion i gjerë i Guardia di Finanza në Torino, i zhvilluar në qytetin e Astit ka shkatërruar një grup kriminal, i cili merrej me trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit deri tani janë sekuestruar mbi 100 kilogramë kokainë. Kokaina trafikohej e fshehur brenda djathit parminxhano.
Deri tani policia ka arrestuar 10 persona, 7 italianë dhe 3 shqiptarë. Sipas aktakuzës, kreu i organizatës është një 37-vjeçar me kombësi shqiptare.