top of page

E RËNDË/ Donte të digjte veten dhe bashkëshortin, e moshuara i vë flakën shtëpisë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Sipas mediave vendase mësohet se ngjarja ka ndodhur në Kretë ku një e moshuar i ka vënë flakën me dashje banesës, me qëllim që ajo dhe burri i saj të humbnin jetën.

Bëhet me dije se si pasojë e flakëve bashkëshorti i të moshuarës ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa ajo vetë është jashtë rrezikut për jetën.


Policia në fillim dyshoi se bëhej fjalë për një ngjare aksidentale, por pas hetimeve rezultoi se shtëpia ishte spërkatur gjithandej me alkool, e më pas i ishte vënë flaka.

Tashmë e moshuara përballet me akuzën e vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë.


bottom of page