top of page

E RËNDË në Bullgari, gjenden 18 persona të vdekur brenda një KAMIONI të braktisur


Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në Bullgari. Të paktën 18 persona janë gjetur të vdekur brenda një kamioni të braktisur në afërsi të Sofjes.


Sipas medieve të huaja, bëhet fjalë për një kamion që po transportonte ilegalisht rreth 40 emigrantë. Personat e mbijetuar u dërguan për të marrë ndihmmë mjekësore në spital.


Kamioni u gjet pranë fshatit Lokorsko, 20 kilometër larg kryeqytetit të Bullgarisë, Sofje.Në Bullgari prej kohësh ka një numër të lartë njerëzish që hyjnë tranzit nga Turqia për të kaluar më pas në vendet e tjera të Bashkimit Evropian.


Sipas autoriteteve bullgare, ky është incidenti më tragjik që përfshin emigrantë, i ndodhur ndonjëherë në vend. Mësohet se 40 emigrantët ishin fshehur poshtë druve dhe 18 prej tyre nuk i mbijetuan dot udhëtimit të vështirë për në vendet e BE-së.

bottom of page