E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë në trotuar një burrë
- Editor 1
- Feb 21, 2023
- 1 min read

Në burrë është gjetur i pajetë ditën e sotme në një trotuar në Durrës.
Bëhet me dije se në lagjen nr. 7, Durrës, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në trotuar, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.
“Rreth orës 09:30, në lagjen nr. 7, Durrës, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në trotuar, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën, për shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e Durrësit.
Comments