top of page

E rëndë në Konispol, fëmija 4 vjeç mbytet në liqen


Një katër vjeçar është mbytur aksidentalisht mesditën e kësaj të enjteje në Konispol.


I mituri është rrezuar aksidentalisht në liqen teksa ka qenë duke qëndruar me familjarët e tij.


Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Rreth orës 13:40, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, në liqenin e Mursisë, Konispol, një shtetas i mitur 4 vjeç, banues në fshatin Shëndelli, i cili ka qenë duke qëndruar me familjarët e tij, në afërsi të liqenit.“- njofton policia.



bottom of page