top of page

E RËNDË në Pukë/ I shpërthen dinamiti duke peshkuar, humb jetën 50 vjeçari


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë Arrëz, Pukë. Paraprakisht bëhet me dije se një 50 vjeçar i cili po peshkonte në liqenin e Fierzës, ka humbur jetën nga shpërthimi i lëndës plasëse.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Fushë Arrëz, Pukë/Informacion paraprak:


Më datë 26.03.2023, rreth orës 18:20, në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, shtetasi P. J., 50 vjeç, banues në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, dyshohet se ka humbur jetën nga shpërthimi i lëndës plasëse me të cilën ai po peshkonte në liqenin e Fierzës. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.




bottom of page