top of page

E RËNDË në Vlorë, dy vëllezërit përplasin me makinë burrin e motrës

  • Writer: Infrared Infrared
    Infrared Infrared
  • Mar 31, 2023
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës ku një 38-vjeçar është përplasur me makinë nga dy kunetërit e tij.


Sipas njoftimit të policisë mësohet se dy vëllezërit M. D., 34 vjeç dhe B. D., 37 vjeç kanë aksidentuar burrin e motrës së tyre, shtetasin A.M, 38 vjeç, i cili akutalisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Menjëherë pas kësaj ngjarje dy vëllezërit janë shpallur në kërkim, ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



留言


bottom of page