Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës. Një 45-vjeçare ka rënë në kontakt me korrentin dhe ka ndërruar jetë.
Gjithçka ndodhi sot në mëngjes. Si pasojë ka ndërruar jetë O.S.
“Rreth orës 08:20, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete, shtetasja O. Gj., 45 vjeçe, banuese në Maminas, Durrës.
Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e saj.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia.