top of page

E tmerrshme! Humb jetën te dentisti/ Gjyshi i 3-vjeçarit rrëfen ngjarjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një fëmijë 3-vjeçar, ka humbur jetën pas mjekimit te dentisti.

Ngjarja ka ndodhur të dielën në një klinikë në “Rrugën e Kavajës”, ku i mituri i është nënshtruar një ndërhyrje në 4 dhëmballë.

Mësohet se ndërhyrja ka zgjatur për disa orë, ndërsa më pas fëmija nuk është ndjerë mirë ku është dërguar në Urgjencë.

Rreth ngjarjes ka folur edhe gjyshi i të miturit që humbi fatkeqësisht jetën.

“Nuk ka patur probleme më parë. Kemi bërë kallëzim, ne kërkojmë që ai të dënohet. nga shteti në rast të kundërt mos na shkatërroni ne. As Policia e Shtetit, as Ministria e Shëndetësisë nuk e ka bërë problem por kanë vepruar fshehurazi për interesa të tyre. Duam drejtësi.

Djali ka qenë në gjendje shumë të mirë, nuk ka patur ndonjë problem më parë. E dërguam në shtëpi, sepse mjeku na tha se nuk ka problem se rreth 10 minuta 30 minuta i kalon narkoza tha se nuk ka problem.

Djali ka ndenjtur në shtëpi, filloi të zverdhej ishte në koma. Filloi temperatura 39.5 e morëm mjekun në telefon se hapte as telefnonin që ta pyesnim çfarë të bënim.” është shprehur gjyshi.

bottom of page