top of page

E trishtë! 50-vjeçari që vdiq në Lezhë ishte vëllai i…


Policia e Lezhës njoftoi vdekjen e 50-vjeçarit Ndue Gjinaj si pasojë e një aksidenti të ndodhur në një fabrikë mielli në pronësi të tij në afërsi të fshatit Rrilë.


Gjinaj ra nga një lartësi prej 3 metrash ndërsa ishte duke punuar në sistemimin e miellit dhe pësoi dëmtime të rënda në kokë.

Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe pavarësisht ndërhyrjes të bluzave të bardha, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.


Gjinaj ishte vëllai i 74-vjeçares, Gjele Biba, e cila pak javë më parë humbi jetën gjatë nisjes së pelegrinazhit me 14 mars në Kishën e Shna Ndout në Laç.

Besimtarja po kryente ritualin fetar, duke ndezur qirinj dhe u rrëzua e për pasojë gjeti vdekjen ne spital për shkak të plagëve të marra.


bottom of page